Afër marrëveshjes, agjentët e Young udhëtojnë në Itali

21:21 | 09 Janar 2020

34-vjeçari do të jetë një agjent i lirë në qershor.

Agjentët e Ashley Young do të jenë në Itali për bisedime me Interin nesër, pasi ai hodhi poshtë një marrëveshje të re të ofruar nga Manchester Unitedi.

34-vjeçari do të jetë një agjent i lirë në qershor dhe për këtë arsye mund të fillojë të hartojë një marrëveshje para-kontrate me një klub tjetër.

Sipas mediumit të njohur Sky Sports, Young hodhi poshtë mundësinë për të zgjatur marrëveshjen e tij të tanishme me Unitedin, pasi ai dëshiron të detyrojë një transferim te Interi këtë muaj.

Tani mediumi FCInterNews.it sugjeron që agjentët e Young do të jenë në Milano të premten për bisedime direkte, pasi Interi është i gatshëm të ofrojë një kontratë 18-mujore menjëherë, transmeton telegrafi.

Ideja fillestare ishte një marrëveshje gjashtëmujore me mundësi zgjatje në fund të sezonit, duke u bërë automatike pas një numri të caktuar të paraqitjeve.

Tani 34 vjeç, reprezentuesi anglez është i etur për të punuar me Antonio Conten në Serie A, pasi tashmë ishte në shënjestër kur trajneri ishte te Chelsea.

Komento: