Afrim Tovërlani shprehet i kënaqur me rezultatin

18:38 | 03 Qershor 2020

Afrim Tovërlani është shprehur i kënaqur me rezultatin.

Tovërlani ka deklaruar se barazimi 0-0 ndaj Ballkanit në Therandë nuk është një rezultat i keq për skuadrën e tij, por shton se kanë pasur raste shënimi të paktën në tri raste.

Ballkani dhe Feronikeli barazuan 0-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Pas ndeshjes, Toverëlani duke folur për Supersport Kosovën, ka thënë se skuadra e tij pati raste të mira shënimi, por është i kënaqur me rezultatin, dhe do të kërkojë suksesin në ndeshjen e kthimit.

“Qëllimi ka qenë mos t’i jepet hapësirë treshes së Ballkanit, ndërsa me pak fat kemi mundur të shënonim sepse kemi pasur tre raste të 100 për qindta, por unë i përgëzojë futbollistët e mi për ndeshjen e bërë sot”, ka deklaruar Tovërlani.

“Nuk është rezultat i keq, por takimi mbetet i hapur për duelin kthyes, por nuk duhet lëshuar shumë pasi Ballkani luan mirë në udhëtim”.

Komento: