Agjencia për Menaxhim të pasurive të sekuestruara në Veri, Elshani: Po evidentohet prona e Radoiçiqit

11:33 | 08 Maj 2024

Agjencia për Konfiskimin dhe Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar është duke zhvilluar një kontroll në objektin e restorantit “Grey” që ka qenë pronë e ish-zyrtarit të Listës Serbe të sanksionuar nga SHBA, Milan Radoiçiq.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veri, Veton Elshani, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se Agjencia është duke e bërë evidentimin e pasurisë së sekuestruar.

“Po bëhet evidentimi i pasurisë së sekuestruar nga ana e Agjencisë”, ka thënë Elshani.

Restoranti në pronësi të Milan Radoiçiq, autorit dhe organizatorit të sulmit të sulmit terrorist të 24 shtatorit, ishte sekuestruar më 4 prill./Express/

Komento: