Agjencia për Menaxhim të pasurive të sekuestruara në Veri, Elshani: Po evidentohet prona e Radoiçiqit

11:33 | 08 Maj 2024
agjencia-per-menaxhim-te-pasurive-te-sekuestruara-ne-veri,-elshani:-po-evidentohet-prona-e-radoiciqit

Në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po zhvillohen në Maqedoninë e Veriut sot, ka votuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Avni Dehari, me bashkëshorten e tij në Kumanovë.

Kush është Avni Dehari?

Avni Dehari ka lindur në Sllupçan të Kumanovës. Studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe i kreu në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1981 deri më 1999, Dehari ka jetuar në Zvicër. Dehari ka qenë anëtar i LPK-së bashkë me gruan e tij, Xhemilen. Ai sot është edhe baba i dy djemve të vdekur në rrethana ende të pa zbuluar, Astrit dhe Arbënor Dehari, emrat e të cilëve qëndrojnë në shumë rrugë të Prishtinës.

Por, Avni Dehari, ka edhe bagazh intelektual ka botuar disa vepra, përfshirë edhe veprat si “Dielli” një poemë për fëmijë, “Aris Seferi – në shërbim të popullit” me bashkautor Destan Hajdinin, si edhe përmbledhjen me poezi “Pas rrezes dë diellit”.

Ndryshe, familja Dehari kontributin e tyre për çështjen shqiptare kishin vendosur që ta japin duke qenë pjesëtarë e duke jetuar brenda këtyre trevave. Prandaj familja Dehari është kthyer për të jetuar në Kosovë nga Zvicra, më 1999.

Komento: