Agjenti i Eriksen jep lajmin e madh për Interin

11:55 | 14 Janar 2020

Agjenti i mesfushorit të Tottenham Hotspur, ChristianEriksen, po vlerëson mundësinë e largimit në afatin kalimtar të janarit nga Premierliga.

Lojtari danez është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin me qendër në Londrën Veriore dhe ka refuzuar një numër ofertash për zgjatje të kontratës nga Tottenham.

Sipas raportit të fundit, agjenti i lojtarit po vlerëson mundësinë e largimit të klientit të tij nga Spurs në afatin kalimtar të janarit pasi gjigantët italianë të Serie A Inter kanë dalë si një favorit i fortë për të nënshkrua me mesfushorin krijues, përcjell ORAinfo.

Eriksen ka qenë në Spurs që nga vera e vitit 2013 kur u transferua nga klubi holandez Ajax për një tarifë transferimi të raportuar prej vetëm 13.50 milionë euro.

Që atëherë, 27-vjeçari ka përfaqësuar klubin e tij aktual në 302 ndeshje në të gjitha garat, duke arritur të shënojë 69 herë së bashku me 89 asistime në të gjitha garat. /ORAinfo/

Komento: