Agjenti i Eriksenit tregon se si është gjendja e lojtarit dhe çfarë do të ndodhë më pas

20:54 | 12 Qershor 2021

Martin Schoots, njëherit agjenti i Cristian Eriksen, ka thënë që ka biseduar me babanë e lojtarit dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka dhënë gazetari Fabrizo Romano, i cili ka biseduar me agjentin e lojtarit.

“Sapo fola me babanë e Cristian dhe ai më tha se po merr frymë. Ai është në gjendje të flasë dhe nuk është në rrezik”, ka thënë agjenti i Eriksenit.

Mesfushori danez Cristian Eriksen është rrëzuar pa ndenja në tokë në minutën e 43-të të takimit ndaj Finlandës.

Për më shumë se dhjetë minuta ekipi mjekësor i danezëve i qëndruan mbi kokë lojtarit duke i bërë edhe reanimacion kardiopolmonar.

Ai pastaj u bart në spital ku po i kryen procedurat e nevojshme.

Ndeshja do të nis nga aty ku u ndal dhe do të fillojë në ora 20:30.

Komento: