Agjenti i lojtarit sqaron gjithçka, Lautaros do të luaj për këtë ekip sezonin e ri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Agjenti i lojtarit sqaron gjithçka, Lautaros do të luaj për këtë ekip sezonin e ri

18:43 | 08 Gusht 2020

Agjenti i Lautaros: Transferimi te Barcelona është më shumë mediatik sesa real.

Agjenti i Lautaro Martinezit këmbëngul që transferimi i mundshëm te Barcelona është ‘më shumë në media sesa në jetë reale’, pasi sulmuesi është shumë i lumtur te Interi.

Reprezentuesi i Argjentinës ka qenë i lidhur vazhdimisht me një lëvizje në Camp Nou, me Blaugranët madje as që i pohuan negociatat e tyre.

Sidoqoftë, çështja duket se nuk do të përfundojë as këtë verë, pasi agjenti i lojtarit ka thënë se ky transferim më shumë është i mediave.

“Transferimi i Lautaros është më shumë në media sesa në jetë reale”, ka thënë fillimisht Carlos Beto Yaque për La Figura de la Cancha.

“Lautaro ka tre vjet në kontratën e tij me Interin dhe është shumë i lumtur aty ku është”.

“Ai ka pasur një sezon shumë të mirë, ka ende Ligën e Evropës për të luajtur dhe shpresoj që Interi të mund të fitojë atë garë”.

“Asnjëherë nuk kam nevojë t’i jap këshilla dhe nuk kam nevojë as tani. Ai ka qenë gjithmonë një lojtar i kompletuar dhe ka pjekurinë ndër vite”, përfundoi agjenti i Lautaros.

Komento: