Agjenti i Maignan konfirmon Milanin! “Tani presim që…”

09:35 | 28 Prill 2021

Emri i Mike Maignan mbetet i pari në listë si zëvendësuesi i Gigio Donnarumma te porta e Milanit.

Kuqezinjtë mund ta bllokojnë atë me 18 milionë euro në total (shifra të tjera dalin me 12-14 mln euro), nëse Gigio nuk rinovon, duke qenë portieri italian hipoteza e parë për të ardhmen sa i përket Juventusit.

Agjenti i portierit Maignan, Bruno Satin foli për Sky Sport. “Unë mendoj se Mike është një portier i shkëlqyeshëm. Do të ishte një zgjedhje e shkëlqyeshme për Milanin në rast se Gigio nuk do të rinovojë.

Ai u rrit në Akademinë e Paris Saint-Germain por te Lille ai është rritur shumë në të gjitha aspektet: është një nga lojtarët themelorë të sezonit të Lille”.

Komento: