Agjentja e Coutinhos jep detaje për të ardhmen e lojtarit

22:41 | 15 Maj 2020

E ardhmja e Coutinhos po diskutohet shumë në botën e futbollit.

Philippe Coutinho ende nuk do të hyjë në diskutime në lidhje me të ardhmen e tij, pretendon agjentja e tij Kia Joorabchian, duke mos pasur asnjë substancë për thashethemet që e lidhin me Chelsean dhe Liverpoolin.

Një rikthim në Angli është duke u spekuluar për 27-vjeçarin, i cili u largua nga ‘Anfield’ për në Barcelonë gjatë dritares së janarit të vitit 2018.

Ajo që supozohej të ishte një kalim i ëndrrave në ‘Camp Nou’ është shndërruar në diçka makthi, me një huazim te Bayern i cili nuk pati sukses për shkak të lëndimeve dhe pandemisë që ndaloi futbollin, përcjell lajmi.net.

“Philippe për momentin, ai është në Bayern, por nuk po flet për të ardhmen”, i tha Joorabchian talkSPORT.

“Ai ka pasur një dëmtim, ai ka bërë një operacion dy javë më parë në kyçin e këmbës dhe do i duhen gjashtë javë për shërim, që për fat të keq do të thotë se ai ndoshta do të humbasë një pjesë të Bundesligës. Shpresojmë që ai të jetë i aftë për fundin e sezonit”.

“Por në lidhje me thashethemet? Për momentin ne nuk kemi folur me askënd për ndonjë marrëveshje çfarëdo. Po qëndrojmë larg këtyre gjërave tani”.

Komento: