AGK-ja thirrje qeverisë të tërhiqet nga projektligji “për kontrollimin e mediave të shkruara”

13:29 | 01 Shkurt 2024
agk-ja-thirrje-qeverise-te-terhiqet-nga-projektligji-“per-kontrollimin-e-mediave-te-shkruara”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, ka mbajtur sot një konferencë të jashtëzakonshme, ku i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që të tërhiqet nga projektligji të cilin e cilëson se po bëhet për “kontrollimin e mediave të shkruara”.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka thënë se këtë projektligj e konsideron si një përpjekje të Qeverisë Kurti për t’i kontrolluar mediat.

“Këto ndryshime ne i shohim si një përpjekje të re të qeverisë aktuale që të sulmojë mediet dhe tendencë për t’i kontrolluar ato sepse parashihet që KPM-ja t’i kontrollojë, monitorojë dhe t’i ndëshkojë nëse ka nevoje mediat online që kanë përmbajtje të videove duke përfshirë edhe nevojën që ato të licencohen në një mënyrë të veçantë”, është shprehur Rexha.

“Këtë e shohin si një tjetër përpjekje dhe sulm të qeverisë ndaj lirisë së medieve sepse konsiderojmë se rregullimi i deritashëm duhet të vazhdojë dhe të merret parasysh konteksti lokal i zhvillimit të medieve”, ka shtuar drejtori i AGK-së.

Rexha i ka ftuar në dialog të gjithë të interesuarit duke përfshirë mediat dhe shoqërinë civile, në mënyrë që të jenë në gjendje që ta bëjnë punën e tyre pa presionin politik.

Komento: