Ambasadori Bajrami i drejtohet Këshillit të Evropës dhe BE’së pas marrëveshjes në Ohër.
Ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, në Twitter ka postuar një fotografi nga Ohri.
Ai ka shkruar se me marrëveshjen e mbrëmshme, Kosova ecë përpara.
Bajrami thotë se topi tash është në anën e Evropës.
“Këshilli i Evropës dhe Këshilli i BE-së duhet të marrin drejtimin dhe të hapin dyert. Nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar Bajrami.