Aguero po largohet nga City, lajmërohen dy skuadrat e mëdha – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aguero po largohet nga City, lajmërohen dy skuadrat e mëdha

19:03 | 22 Maj 2020

Aguero duket se së shpejti do t’i japë fund karrierës në Manchester City.

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, karrierën mund ta vazhdojë te Real Madrid ose Inter.

Ka spekulime në rritje se 31 vjeçari do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, me Real Madridin dhe Interin që kanë treguar interesim të madh për shërbimet e tij. Raportohet se të dy klubet tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit.

Aguero është pjesë e skuadrës angleze që nëntë vite, ndërsa kontrata e tij aktuale skadon në vitin tjetër.

Ai ka shënuar për Cityn 23 gola në 30 paraqitje këtë sezon, ndërsa është golashënuesi më i mirë në histori të klubit, me 254 gola.

Para transferimit te Manchester City, ai kishte veshur fanellën e Atletico Madrid dhe Independiente.

Komento: