Aguero – PSG, lajmi i fundit nga Franca

10:32 | 08 Janar 2021

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka përfunduar në listën e dëshirave të trajnerit të Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino.

Pochettino është zyrtarizuar para disa ditësh në krye të klubit nga Parc des Princes duke ardhur si pasues i të shkarkuarit Thomas Tuchel.

Me emërimin e ish-trajnerit të Tottenhamit, Pochettinos, shumë emra kanë filluar të lidhen me një transferim te PSG.

I fundit që po lidhet me një transferim dhe thuhet se është dëshirë e Pochettinos është sulmuesi i Cityt, Aguero.

Sipas agjentit të njohur të futbollit, Bruno Satin, prioriteti i transferimit të Pochettinos në PSG është të nënshkruajë me Agueron këtë verë.

Satin ka thënë për Canal + se menaxheri i ri në Paris po i jep përparësi një lëvizje për sulmuesin e Cityt për të kompletuar një vijë sulmi tashmë të mbushur me yje.

Me Neymar dhe Kylian Mbappe nga krahët e sulmit dhe Agueron në qendër, kjo do të rriste sulmin e PSG-së dhe fuqinë e tyre të yjeve.

Komento: