
Këngëtarja kosovare Aida Doҫi u bë e njohur fal këndimit ‘live’ që është mjaftë i rrallë kohëve të fundit.
Tani Aida realizon projekte të shumta të cilat gjithmonë rezultojnë të suksesshme, shkruan ORAinfo.
Këngët e saj janë zakonisht disa balada të cilat i këndon me shumë ndjeshmëri.
Krahas profesionit ajo është shumë e përfolur edhe për jetën e saj private të cilën nuk heziton ta ekspozojë në rrjete sociale.
Ajo se fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet në shoqëri të disa femrave.
“Çka kini moj qe po me kqyrni krejt mu?’, e ka përshkruar foton Aida.
Kësisoj ajo ka ngjallë dyshime se është shtatzënë, pasi edhe barku i saj në këtë fustan të ngushtë po duket goxha i fryrë.
Se a është shtatzënë Aida, këtë do ta kuptojmë shumë shpejt. /ORAinfo/

