Ajaxi po e ‘rrëmben’ yllin e Barcelonës?

00:04 | 31 Mars 2020

Duket se skuadra e Ajaxit është e interesuar për yllin e Barcelonës.

Drejtuesit e Ajax do ta vizitojnë Barcelonën gjatë merkatos së verës.

Një yll që po rritet te Barcelona, ka tërhequr vëmendjen e skuadrës së Ajax Amsterdam.

‘Marca’ shkruan se Ajax janë të interesuar për nënshkrimin e 17 vjeçarit të Barcelonës, Pedri.

Pedri aktualisht luan si i huazuar te skuadra e Las Palmas dhe pritet të kthehet për një aventurë të dytë në sezonin tjetër, pasi të kompletoj fazën parasezonale me Barcelonën.

Por, Ajax mund të ndryshojë planet e Barcelonës dhe talentit Pedri.

Nëse holandezët nisin një ofertë formale për lojtarin, ai do të ketë një vendim për të marrë. Ajax me siguri se do të ishte një ofertë më atraktive për të riun ‘Blaugrana’.

Komento: