AKK flet për 50 mijë eurot që dyshohet se iu vodhën deputetit të VV-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

AKK flet për 50 mijë eurot që dyshohet se iu vodhën deputetit të VV-së

13:00 | 26 Qershor 2022

Anti korrupsioni flet për 50 mijë eurot që dyshohet se iu vodhën deputetit të VV-së.

Agjencia Kundër Korrupsionit është deklaruar për rastin e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkretës, i cili pretendon se i janë vjedhur 50 mijë euro në banesën e tij.

Drejtori i AKK-së, Ylli Buleshkaj për Klankosova.tv ka thënë se raporti i dorëzuar nga deputeti, e mbulon periudhën për vitin e kaluar, derisa raportimi për pasurinë, të hyrat do të bëhet në vitin 2023.

Buleshkaj theksoi se nëse rasti vërtetohet që të hollat janë mbajtur kesh, dhe nuk janë raportuar mund të konsiderohet shkelje.

“Raporti i dorëzuar përmes formularit të pasurisë nga deputeti, e mbulon periudhën kohore 1 janar-31 dhjetor 2021”, është shprehur Buleshkaj për Klankosova.

“Raportimi për pasurinë, të hyrat, etj bëhet në vitin 2023. Në rast që mund të vërtetohet që të hollat janë mbajtur kesh nga viti i kaluar, dhe nuk janë raportuar mund të konsiderohet shkelje”, shtoi ai.

Komento: