
Një aksident i rëndë mes nëntë automjeteve ka ndodhur të mërkurën në Çagllavicë.
Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
E njëjta konfirmoi se tri prej automjeteve të aksidentuara ishin në lëvizje, ndërsa gjashtë të tjerat të parkuara.
Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar dy persona.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete (tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.