Aksident i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ka edhe të lënduar

10:36 | 27 Prill 2022

Policia jep informacione për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në segmentin Duhël-Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Rreth orës 08:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, segmentin Suharekë -Duhel në kilometrin e 33-të. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Kelani për Express.

Pamje nga vendi i ngjarjes ka dërguar një, ku edhe shihet një veturë që është rrokullisur.

Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura momentalisht.

Komento: