Aksident i rëndë në Malishevë

18:03 | 30 Maj 2022

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Terpezë në Komunën e Malishevës.

Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, ku i njëjti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur mes një traktori dhe automjeti.

“Të nderuar, ju njoftoj se në fsh. Terpezë është raportuar aksident trafiku në mes një traktori dhe një automjeti”, tha fillimisht Elezi.

Zëdhënësi i policisë tutje shtoi se nga ky aksident një person ka mbetur i lënduar.

“Shikimi i vendit të ngjarjes është duke u bërë nga Njësia e Trafikut Rajonal dhe bazuar nga informatat e para, si pasojë e aksidentit ka edhe të lënduar”, u shpreh Elezi

Komento: