Aksident i rëndë në Pejë, ka edhe të lënduar

18:17 | 31 Janar 2021

Pesë persona të lënduar nga aksidenti në Baicë të Pejës.

Të dielën rreth orës 14:00 në fshatin Baicë të komunës së Pejës, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri vetura.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, kanë bërë të ditur se pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, shkruan Reporteri.net.

Të njëjtit kanë njoftuar se të lënduarit janë dërguar për të marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Komento: