Aksident i rëndë trafiku në Ferizaj, ka të lënduar

19:29 | 09 Tetor 2022

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Aksidenti ka ndodhur në ora 17:00 dhe një person ka mbetur i lënduar.

“Veç dëmeve të shkaktuara materiale është lënduar një person, i cili për tretman mjekësor është dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve te Aksidenteve po e heton rastin”, ka thënë ai.

Komento: