Aksident i rëndë trafiku në Klinë, tre persona dërgohen në Spital.

18:11 | 17 Prill 2023

Aksident trafiku në Klinë, tre persona dërgohen në Spital.

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Klinë-Gjakovë.

Në fshatin Volljakë një veturë është rrokullisur mesditën e sotme.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Driton Rugova- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës.

‘’Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakë-Klinë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore’’ ka thënë Rugova për lajmi.

Më tutje sipas Rugovës të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

Komento: