Aksident i rëndë trafiku në Tërstenik të Drenasit, humb jetën një 21-vjeçar

17:50 | 17 Prill 2025
aksidentohen-dy-vetura-me-targa-serbe-ne-leposaviq,-lendohen-dy-persona

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në fshatin Tërstenik të Drenasit.

Siç mëson DrenicaOnline, viktimë është një 21-vjeçar.

Në aksident janë përfshirë një veturë e tipit “Pick-up” dhe një motoçikletë. Dyshohet se ngasësi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Policia e trafikut ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e shkaqeve që çuan deri te ky aksident tragjik.

Ndërkohë, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të riut.

Komento: