Aksident i tmerrshëm në Suharekë, vdes 14 vjeçari

18:29 | 02 Janar 2022

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Suharekë.

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc të Suharekës ku ku ka mbetur i vdekur një fëmijë 14-vjeçar dhe janë lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, nga Policia e Prizrenit.

“Një vetaksident ka ndodhur në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc të Suharekës ku ka humbur jetën një 14-vjeçar dhe dy persona tjerë janë lënduar”, kanë thënë nga Policia e Prizrenit për Reporteri.net.

Edhe zjarrfikësit e kësaj komune kanë konfirmuar lajmin përmes një statusi në Facebook.

“Rreth orës 16:30 min në rrugën Sallagrazhd-Baqevc ka ndodhur një vetaksident,nga rrotullimi veturës dyshohet për Një të vdekur Dy të lënduar! Sipas informacioneve viktima dyshohet të jetë 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e Organizatës vullnetare të zjarrfikësit dhe shpëtimi, në Facebook.

Komento: