
Një aksident shumë i rëndë ka ndodhur sonte në Graçanicë, si pasojë e të cilit një person ka ndërruar jetë.
Gazeta Sinjali mëson se i vdekur ka mbetur një 65 vjeçar, i cili ishte duke drejtuar njërën prej veturave të aksidentuara.
I lënduar ka mbetur edhe shoferi i veturës tjetër.
Gazeta ka kontaktuar policinë lidhur me këtë rast por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigjje.