Aksident mes tri veturave në fshatin Drenoc të Klinës, lëndohen tre persona

19:01 | 24 Qershor 2024
aksident-mes-tri-veturave-ne-fshatin-drenoc-te-klines,-lendohen-tre-persona

Një aksident mes tri veturave në fshatin Drenoc të Klinës la të lënduar tre persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 17:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Drenoc-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura, dhe si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova./Front Online/

Komento: