Aksident mes tri veturave në Gllarevë të Klinës, tre persona të lënduar

16:22 | 05 Shtator 2024

Sot rreth orës 12:30 ka ndodhur një aksident trafiku mes tri vetura në fshatin Gllarevë të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar për Front Online, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se nga ky aksident tre persona kanë pësuar lëndime trupore e të njëjtit janë dërguar në QMF për trajtim.

“Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftu pë një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës, Në këtë aksident kanë qenë të involvuara tri automjete. Të lënduar kanë mbetur tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët e aksidentit”, ka thënë Gashi

Komento: