Aksident mes tri veturave në hyrje të Prizrenit, lëndohen katër persona

21:18 | 09 Gusht 2024

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Prizren-Vërmicë, ku si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.

Kështu ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.

Komento: