Aksident në afërsi të aeroportit, ka të lënduar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksident në afërsi të aeroportit, ka të lënduar

18:00 | 24 Qershor 2022

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Tri automjete janë aksidentuar në afërsi të aeroportit.

Në rrugën Prishtinë-Pejë, sot tri automjete janë përfshirë në një aksident, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Mësohet se në rrethana ende të pasqaruara mirë, tri automjete janë ndeshur njëra pas tjetrës.

Përveç dëmeve materiale, dyshohet edhe për persona të lënduar, pasi në vendin e ngjarjes ka dalë edhe autoambulanca.

Komento: