Aksident në Fushë Kosovë

22:43 | 26 Mars 2022

Një aksident ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Një qytetar i cili ishte duke vozitur biçikletë është goditur nga një veturë sonte në Fushë Kosovë.

Një video e publikuar nga mediat tregon momentin pas aksidentit ku personi ka mbetur i shtrirë në rrugë.

Ndërkohë, merret vesh se vetura që ka goditur këmbësorin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk dihet për gjendjen shëndetësore të të lënduarit.

Komento: