
Aksident te Kosova A, lëndohen dy persona
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur te Kosova A në Obiliq.
Policia tha se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Rreth orës 08:30, ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, konfirmoi policia.