Aksident në Prishtinë, ka edhe të lënduar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Aksident në Prishtinë, ka edhe të lënduar

09:45 | 16 Shtator 2020
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete.

Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 08:00, në udhëkryqin që lidhë rrugët, Luan Haradinaj dhe Ukshin Hoti në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. Të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Komento: