Aksident në Prishtinë, ka të lënduar

23:26 | 30 Qershor 2022

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Sot, rreth orës 20:30 në Prishtinë, në rrugën “Agim Ramadani”, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Në njoftim e PK-së thuhet se nga ky aksident, një person ka pësuar lëndime trupore, të cilit edhe i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Tutje shtohet se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

“Rreth orës 20:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq një person ka pësuar lëndime trupore. Të njëjtit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komento: