
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë.
Në aksident është përfshirë një automjet dhe një biçikletë.
Lajmin për Front Online ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Si pasojë e aksidentit biçiklisti është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 17:20 në rrugën Ali Vitia në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet dhe biçikletë. Si pasojë e aksidentit, biçiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti
Sipas saj, njësiti i trafikut po merret me rastin./Front Online