Aksident në rrugën Gjakovë – Klinë, lëndohen tre persona

17:37 | 07 Nëntor 2023
aksident-ne-rrugen-gjakove-–-kline,-lendohen-tre-persona

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjakovë – Klinë.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku tek kodra e Vraniqit (rruga Gjakovë-Klinë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime (lëndime të lehta trupore)”, tha ai.

Më tej, Elezaj bëri të ditur se rasti po vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor./Front Online

Komento: