Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen katër persona

15:12 | 04 Dhjetor 2023
aksident-ne-rrugen-prishtine-gjilan,-lendohen-kater-persona

Janë lënduar katër persona në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Për Front Online detaje ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se ne këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe një veturë, të cilat kanë qenë në lëvizje.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, njofton Ahmeti.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Komento: