Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, nëntë të lënduar

22:13 | 11 Korrik 2022

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Një aksident mes tri veturash ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Pejë, ku kanë mbetur të lënduar nëntë persona, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 20:20 minuta, Policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç’rast veç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime nëntë persona të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, tha Gashi.

Komento: