Aksident trafiku në Gjakovë, vdes një person

10:59 | 03 Korrik 2022

Sot rreth orës 06:00 ka vdekur një 49-vjeçar si pasojë e një vetaksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Babaj Bokës në Gjakovë.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatur ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Bazuar në hetimet e para dyshohet se viktima nuk e ka përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës.

“Sot reth orës 06:00 policia është njoftuar për aksident trafiku në fshatin Babaj Bokës (rruga Gjakovë-Ponoshec). Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe ambulanca ka dalë në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull/kosovar lindur në vitin 1973. Bazuar në hetimet e para dyshohet se viktima, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës me automjetin e tij është vetaksidentuar. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti procedohet si “Vetaskident trafiku me fatalitet””, tha Elezaj.

Ai ka deklaruar se viktima mashkull/kosovar është i lindur në vitin 1973.

Komento: