Aksident trafiku në Komoran, lëndohen katër persona

20:14 | 13 Dhjetor 2023

Katër persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, në fshatin Komoran.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 18:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, fshati Komoran. Njësia policore njofton nga vendi i ngjarjes se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me aksidentin”, thonë nga policia.

Komento: