Aksident trafiku në Prishtinë, këmbësori pëson lëndime trupore

15:30 | 03 Janar 2022

Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në rrugën “Dëshmorët e Marevcit” në Prishtinë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në lëvizje, teksa këmbësori i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:20 në rrugën “Dëshmorët e Marevcit” në Prishtinë, ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete në levizje dhe një këmbësor.

Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka konfirmuar policia.

Komento: