Aksidenti i rëndë në Mramor, vdes gruaja 82-vjeçarja

22:15 | 06 Gusht 2020

Vdes një nga katër të lënduarit në aksidentin në Mramor.

Një 82-vjeçare ka vdekur të enjten si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se vetura në të cilën gjendeshin katër persona, ka dalë nga rruga
82-vjeçarja si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur pasi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Sot, më 06.08.2020 rreth orës 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident).

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan (në fshatin Mramor). Njësitet policore të Stacionit Policor Graçanicë dhe të trafiku i janë përgjigjur njoftimit. Ato, në vend-ngjarje kanë hasur një veturë të dalë nga rruga dhe të rënë në një përrua skaj rruge. Në veturë kanë qenë katër persona të cilët janë dërguar me njësitet e urgjencës për në QKUK. Mësohet se një grua e moshës 82 vjeçare, sipas konstatimit të mjekëve, si pasojë e lëndimeve të marra, ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Komento: