Aksidenti tronditës në Uashington DC, Haradinaj: Dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë

10:08 | 30 Janar 2025
aksidenti-trondites-ne-uashington-dc,-haradinaj:-dhimbja-e-tyre-eshte-edhe-dhimbja-jone

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur nga lajmi për aksidentin mes një avioni dhe helikopteri në Uashington DC.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se në këto momente të rënda, mendimet janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan.

“I tronditur nga lajmi për aksidentin tragjik në Uashington DC. Në këto momente të rënda, mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit.  Ngushëllimet më të përzemërta për mbarë popullin mik amerikan. Dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: