Aksidentohen autobusi dhe vetura në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

18:04 | 05 Prill 2021

Aksident mes autobusit dhe veturës në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Një aksident mes një veture dhe një autobusi ka ndodhur para pak çasteve në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar një person, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

Policia e Kosovës vazhdimisht bën apel për kujdes në komunikacion.

Komento: