Aksidentohet autoambulanca, ka të lënduar

13:31 | 30 Qershor 2022

Një autoambulancë është aksidentuar në Gjakovë.

Nuk dihet nëse autoambulanca barte edhe ndonjë pacient në momentin e aksidentit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, tha për Klankosova se në këtë rast ka edhe të lënduar, derisa nuk dihet numri i tyre.

Ai tha se rasti po hetohet dhe se me kohë do të bëhen të ditur edhe detaje të tjera.

Bashkangjitur gjeni edhe fotot nga vendi i ngjarjes të publikuar nga Gjakova Sot.

Komento: