
Portieri i Manchester United, Sergio Romero ka shpëtuar i palënduar pasi u përplas me makinën e tij në Carrington të hënën.
Portieri Nr 2 i United u fotografua duke qëndruar pranë Lamborghini i tij i dëmtuar, me vlerë 170,000 £.

Aksidenti ndodhi në rrugën Carrington Spur, afër terrenit të trajnimit të Reds, përcjell ORAinfo.

Pamjet shfaqën gjithashtu nëpër mediat sociale të makinës së Romero në gërmadha në anën e rrugës, por ylli Manchester United qëndroi i sigurt në njërën anë të rrënojave.

Kishte qenë një natë e ftohtë dhe e akullt në Mançester me temperaturat që qëndronin shumë ulët./ORAinfo/