
PSD largon flamujt nga Qeveria, vendosin batanije në shtizë.
Partia Socialdemokrate ka larguar flamurin e Kosovës nga oborri i Qeverisë së Kosovës, duke e zëvendësuar me batanije.
Aktivistët e PSD-së janë duke zhvilluar një aksion para Qeverisë së Kosovës, për shkak të krizës energjetike në vend dhe kthimit të reduktimeve me energji elektrike.
PSD ka larguar flamujt që gjenden në oborrin e Qeverisë së Kosovës, duke vendosur batanije në vend të tyre.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ditë më parë ka deklaruar se kur është kthyer në shtëpi është ngrohur me batanije.
