Aksion në veri, bllokohen mallra të kontrabanduara

17:10 | 24 Maj 2022

Aksioni në veri kundër kontrabandës po vazhdon

Policia Kufitare e Republikës ë Kosovës, mbrëmë më datë 23.05.2022, pas pranimit të informacioneve se në fshatin Kormnjan dyshohet se përmes rrugëve malore, persona të dyshuar me një traktor janë duke kontrabanduar mall komercial në mënyrë ilegale, menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e tyre.

Policia ka arritur që në një lokacion në rrugë malore të gjejë një rimorkio të improvizuar për traktor.

Në rimorkio janë gjetur të ngarkuara pije të ndryshme alkoolike, jo alkoolike, etj., përderisa në konsultim me prokurorin janë ndërmarrë veprime të tjera të nevojshme dhe është iniciuar rasti ”Kontrabandim me mallra”.

Komento: