Aksioni i policisë në Shtërpcë, Prokuroria del me njoftim

09:50 | 07 Korrik 2022
Ilustrim

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, Policia e Kosovës, sot, është duke zhvilluar një aksion në Shtërpcë, përkatësisht, janë duke u bastisur katër lokacione të ndryshme.

Siç njofton prokuroria, aty është duke u bërë largimi i kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

“Lidhur me këtë aksion, persona të arrestuar për momentin ende nuk ka”, njofton prokuroria.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”, përfundon njoftimi i prokurorisë.

Prokurori Rasim Maloku i tha Gazetës Express se “nuk ka pasur probleme” deri tani në këtë aksion. Ai tregoi se janë sekuestruar kamera, pajisje të ndryshme dhe dokumente.

Komento: