Aksioni i Policisë së Kosovës në veri, Elshani: Kemi gjetur mjete eksploduese te “Tre Rrokaqiejt”

13:08 | 14 Tetor 2023
aksioni-i-policise-se-kosoves-ne-veri,-elshani:-kemi-gjetur-mjete-eksploduese-te-“tre-rrokaqiejt”


Front Online pak më parë raportoi që Policia është duke zhvilluar aksion në disa lokacione në veri të vendit.

Ky aksion lidhet me sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë.

Ndërsa, pak minuta më parë Zëvëndësdrejtori  i policisë në veri Veton Elshani, ka thënë për Front Online se në lagjen “Tre Rrokaqiejt”, janë gjetur mjete të paeksploduara.

“Aksioni është duke u zhvilluar. Te ‘Tre Rrokaqiejt’, janë gjetur mjete të paeksploduara, ka thënë shkurt ai.

I, pyetur se a ka persona të arrestuar deri më tani, Elshani ka deklaruar se për gjithçka të re do të njoftoheni me kohë./Front Online

Komento: