Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit, reagojnë udhëheqësit politikë në Luginë

23:08 | 26 Qershor 2020

Aktakuzat e ngritura ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit kanë nxitur reagime të shumta.

Udhëheqësit politik në Luginën e Preshevës i kanë quajhtur politike akuzat e ngritura dy ditë më përpara nga Dhomat e Specializuara në Hagë pikërisht në kohën kur dialogu Kosovë-Serbi pritet të nis.

Përfaqësuesit politik dhe institucional të Luginës së Preshevës kanë reaguar pas njoftimit të zytës së Prokurorit të Specializuar për ngritje të aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, për kr’ime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuzat e ngritura ndaj pjesëtarëve të ushtrive çlirimtare vlerësohen politike dhe me prapavijë në prag të rinisjes së dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Komento: